Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            Ekstradimi nga Spanja dhe masa e sigurisë: Burg për Juxhin Drazhin, i dyshuar për trafik droge
                            Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Juxhin Drazhin, anëtar të grupit kriminal të njohur si “Troplinët”, i cili u ekstradua nga Spanja këtë fundjavë. Drazhi, 34 vjeç, akuzohet për “Trafikim të narkotikëve” në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”. Ai u arrestua tre muaj më parë në Spanjë dhe u ekstradua drejt Shqipërisë për t’u përballur me drejtësinë, pasi akuzohet si pjesë e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës nga Norvegjia drejt Belgjikës. Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar disa pasuri që dyshohet se i përkasin Drazhit dhe që janë përfituar përmes aktivitetit kriminal.