Duhanpirja në nivele shqetësuese, ekspertët: 38% e shqiptarëve mbi 15 vjeç janë konsumatorë

Duhanpirja në nivele shqetësuese, ekspertët: 38% e shqiptarëve mbi 15 vjeç janë konsumatorë

Numri i personave që konsumojnë duhan ka shënuar një rënie në dy dekadat e fundit, por sipas OBSH shifrat mbeten ende në nivele alarmante. Roland Shuperka, ekspert për kontrollin ndaj duhanit thotë se 38% e popullsisë mbi moshën 15 vjeç në vendin tonë janë konsumues të duhanit duke e kthyer këtë në një shqetësim serioz për shëndetin publik. “Janë 38% e popullsisë mbi moshën 15 vjeç që pinë duhan, pra në Shqipëri duhanpirja është në nivel të lartë dhe është një problem shumë i madh për shëndetin publik. Në 10 të sëmurë me kancer mushkrie 9 janë konsumatorë të duhanit”, tha Shuperka. Shuperka ndalet gjithashtu edhe te konsumimi i cigareve elektronike të cilat sipas tij po krijojnë varësi te grupmoshat e reja. “Te grupmoshat e...