Nga sot, qytetarët e vendeve jashtë BE do të identifikohen në mënyrë biometrike

Nga sot, qytetarët e vendeve jashtë BE do të identifikohen në mënyrë biometrike

Parandalimi i terrorizmit, por edhe i migracionit të parregullt në zonën Shengen, solli pas tre vitesh zbatueshmërinë e rregullave të reja në pikat kufitare, qoftë këto ajrore, tokësore apo edhe detare. Nga kjo e diel, 12 tetor, për qytetarët jo-anëtarë të Bashkimit Europian, dhe në ato pika kontrolli kufitar ku do të zbatohet sistemi i ri EES, vula në pasaporta nuk do të vendoset më – kjo falë regjistrimit digjital të informacioneve që përmban pasaporta dhe të dhënave biometrike. Sistemi i hyrje-daljeve, EES, do të ofrojë informacion në kohë reale mbi periudhën e qëndrimit në zonën Shengen dhe pritet të japë më shumë siguri, sidomos ndaj atyre që thyejnë rregullat, teksa parashikohet ulja e numrit të personave që mashtrojnë me identitetin. Ashtu si për personat...