Shtimi i aksidenteve/ Ndalohet përkohësisht qarkullimi i monopatinave elektrike në rrugë

Shtimi i aksidenteve/ Ndalohet përkohësisht qarkullimi i monopatinave elektrike në rrugë

Qarkullimi i monopatinave elektrike në rrugë, do të ndalohet përkohësisht, duke filluar nga dita e hënë.Ky është vendimi i marrë nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, pasi është shtuar numri i aksidenteve.“Sot i kam kërkuar Policisë së Shtetit që përkohësisht të mos lejojnë qarkullimin e monopatinave elektrike në rrugë.Gjithashtu dua të informoj të gjithë ata që e shohin monopatinën elektrike si mënyrën biznesi për dhënien me qira ditore, duhet ta kenë të qartë që të mos investojnë në këtë aktivitet. Lejimi gjithmonë pas përfundimit të këtij procesi do të jetë i vlefshëm vetëm për përdorim vetjak të këtyre mjeteve.Ne do të hartojnë rregulla të qarta dhe të zbatueshme nga të gjithë. Do qartësojmë se cilat janë korsitë, rrugët apo hapësirat ku monopatinat elektrike...