Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Policia zbulon një bazë kriminale me arsenal armësh dhe municionesh në lagjen “Kastriot” në Fier
Nga një njoftimi të bërë përmes rrjeteve sociale, Policia e Shtetit bën të ditur se në Fier, është zbuluar një bazë kriminale në lagjen “Kastriot”, ku mbahej arsenal armësh, pjesë armësh dhe municioni, me qëllim shitjen te kontigjenti kriminal për kryerjen e krimeve kundër personit.Sekuestrohen 13 armë zjarri (3 prej tyre të modifikuara për shënjestër optike dhe për silenciator), 2 silenciatorë, dhjetëra karikatorë dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier janë informuar nga gazetarë të emisionit investigativ “Piranjat”, se 1 shtetas me të cilin ata kishin komunikuar në kuadër të punës së tyre, posedonte pa leje, 1 armë zjarri.Menjëherë pas informacionit, strukturat hetimore dhe operacionale të Policisë së Fierit kanë organizuar punën për të zbardhur autorësinë dhe rrethanat e rastit.Si...