Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Helberg: Problemi i Evropës është Pekini. Duhet të reagoni ndaj ikjes së industrive
Jacob Helberg, ish-drejtues i lartë në kompaninë amerikane Palantir dhe aktualisht nënsekretar i ri i Shtetit për Ekonomi në administratën Trump, ka dërguar një mesazh të qartë për Evropën “Armiku i përbashkët nuk janë Shtetet e Bashkuara, por Kina.” Në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, Helberg argumenton se Evropa po e humbet fokusin strategjik duke u përqendruar te tensionet tregtare me SHBA-të, ndërsa “po bëhet viktimë e një lufte ekonomike agresive” të Pekinit. “Europa po sheh në drejtimin e gabuar” “Shumë në Bruksel flasin për konkurrentët amerikanë dhe rregullat e Digital Services Act, por problemi i vërtetë është Pekini”, tha Helberg. Sipas tij, kompanitë kineze po dëmtojnë rëndë industrinë evropiane, nga automobilët gjermanë te teknologjia e pastër. “Prodhuesi kinez BYD po ushtron presion të jashtëzakonshëm...