Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kosova voton, Policia gati për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale 2025
Policia e Kosovës, përmes hartimit të urdhrit operativ policor ka bërë të gjitha planifikimet e saja policore lidhur me zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen me 12 tetor. Në njoftimin e policisë thuhet se për ofrimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit zgjedhor do të angazhohen një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë. Planifikimi operativ ka paraparë implementimin dhe realizimin e operacionit policor në katër faza, duke filluar nga periudha parazgjedhore, angazhimi në ofrimin e sigurisë gjatë fushatës parazgjedhore, angazhimi dhe garantimi i sigurisë në fazën kyçe të ditës së zgjedhjeve si dita Z, si dhe periudha pas zgjedhjeve. Policia ka ndërmarrë masa shtesë duke caktuar edhe koordinatorë të Policisë me KQZ-në dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces, si dhe hartimin e...