Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kosova voton sot për zgjedhjet lokale, serbët në veri dynden për të votuar
Këtë të diel, (12 tetor), qytetarët e Kosovës u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit. 2,025,105 votues brenda territorit të Kosovës pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa 43,993 qytetarë janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë vendit. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. Për mbarëvajtjen e procesit do të angazhohen Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave. Sipas KQZ-së, sot do të hapen 38 qendra votimi për votim me kusht, me gjithsej 54 vendvotime. Votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës...