Aksident pranë mbikalimit të Patokut në Laç, lëndohen dy persona

Aksident pranë mbikalimit të Patokut në Laç, lëndohen dy persona

Aksident pranë mbikalimit të Patokut në Laç. Sipas burimeve për gazetarin e Klan News, Martin Marku, të plagosur kanë mbetur dy persona. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë, në aksin Mamurras–Milot. Një autoveturë godet një autobus, dy persona të plagosur. Fatmirësisht, nga pasagjerët e autobusit nuk ka pasur të lënduar, ndërsa të plagosurit në autoveturë janë dërguar me autoambulancë në Spitalin e Traumës. Në vendngjarje, policia e qarkullimit pritet dhe grupi hetimor për zbardhjen e aksidentit.