Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Lamtumirë vulave në pasaportë/ Sot hyn në fuqi sistemi i ri i “Hyrje-Daljes” për qytetarët e vendeve jashtë BE-së!
Foto ilustruese BRUKSEL- Prej ditës së sotme në të gjitha aeroportet europiane do të nisë gradualisht zbatimi i sistemit (EES) Entry/Exit System, (hyrje-dalje). Funksionimi i plotë pritet të ndodhë në prill të vitit 2026. Asgjë nuk do të ndryshojë për qytetarët evropianë. Por, të gjithë qytetarët e shteteve jo-anëtare të Bashkimit Europian, përfshirë vizitorët britanikë, do të përballen me ndryshime në mënyrën se si udhëtojnë drejt dhe nga blloku. Ky sistem ofron një metodë të re identifikimi biometrik që do të zëvendësojë vulat manuale të pasaportës me regjistrim elektronik, i cili do t’i dedikohet qytetarëve të 29 vendeve të treta që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Bashkimin Europian. Sistemi do të regjistrojë të gjithë shtetasit jo pjesë të BE-së që udhëtojnë në...