Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Rama publikon “foton e ditës” pas fitores historike ndaj Serbisë: Zemra plot me këta djem!
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot foton e ditës, e gjithë skuadra e kombëtares shqiptare në festë pas fitores historike me Serbinë. “MIRËMËNGJES dhe me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj të diel të qeshur”, shkruan Rama në postimin e tij. Shqipëria mundi dje Serbinë në Leskovc, ndeshje e cila luhet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Goli i shënuar nga Rey Manaj shënoi historinë për kombëtaren shqiptare.