Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Aksident në autostradën Milot–Mamurras, përplaset makinë me autobus – dy të plagosur
Një aksident rrugor u regjistrua mëngjesin e sotëm në autostradën Milot–Mamurras, pranë mbikalimit të Patokut. Në aksident janë përfshirë një automjet i vogël dhe një autobus. Si pasojë e përplasjes, dy persona që ndodheshin në makinën e vogël kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Fatmirësisht, pasagjerët që ndodheshin në autobus kanë shpëtuar pa lëndime.