Fitorja kundër Serbisë/ Rama poston ‘foton e ditës’, urim për kuqezinjtë: Me zemrën plot të këtyre djemve!

Fitorja kundër Serbisë/ Rama poston ‘foton e ditës’, urim për kuqezinjtë: Me zemrën plot të këtyre djemve!

festa e kombëtares pas fitores TIRANË- Shqipëria regjistroi një fitore historike, përballë Serbisë dhe në shtëpinë e saj, në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Kryeministri i vendit, Edi Rama, e ka nisur ditën ndryshe sot. Në një postim në rrjete sociale, me një foto të djemve të Kombëtares teksa festojnë pas fitores, Rama ka uruar rezultatin dhe mirëmëngjes për të gjithë shqiptarët.  "MIRËMËNGJES dhe me zemrën plot të këtyre djemve, ju uroj të diel të qeshur", shkruan Rama. Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë në Leskovac. Ishte goli i Rey Manaj në minutën e 46-të, të pjesës së parë që i dhuroi kuqezinjve fitoren për të vazhduar “Ëndrrën Amerikane"./ZËRI