Kosova voton, mbahen sot zgjedhjet lokale

Kosova voton, mbahen sot zgjedhjet lokale

foto ilustruese KOSOVË- Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet për kryetarë të komunave dhe përfaqësues të kuvendeve komunale. Mbi 2 milionë votues u janë drejtuar këtë të dielë kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e 38 komunave. Këto janë zgjedhjet e dytë brenda një viti në Kosovë, pas atyre të 9 shkurtit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se vendvotimet në të gjitha komunat e Kosovës do të jenë të hapura nga ora 7:00 deri në 19:00. Sipas të dhënave të KQZ-së, në mbarë vendin janë organizuar 938 qendra votimi me gjithsej 2.625 vendvotime. Ndërkohë, dje ka qenë afati i fundit i votimit të zgjedhësve nga diaspora, ku gjithsej janë regjistruar 44 mijë votues nga jashtë vendit. Procesi ka nisur më 17 shtator dhe ka përfunduar...