Burimi: 
								Zeri.ai
								
							
                                    Foto © Zeri.ai                                
                            “Mission Impossible në Paris”, Analiza e DW: Lecornu sërish kryeministër!
                            Sébastien Lecornu FRANCË- Në fund të një jave plot kthesa tani francezët të paktën e dinë, që Emmanuel Macron nuk do ta zgjidhë krizën që ka mbërthyer prej muajsh politikën – as me shpërbërjen e Asamblesë Kombëtare dhe as me dorëheqje. Në vend të kësaj presidenti Emmanuel Macron përsëri ngarkoi me krijimin e qeverisë kryeministrin në detyrë Sébastien Lecornu. Karta e fundit e Macron-it? Riemërimi i Lecornu-s tani shuan shpresën e partisë socialiste (PS), që më në fund të mund ta ketë ajo nga radhët e veta kryeministrin. Që nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në verën 2024 Macron nuk ka më forcë politike në Asamblenë Kombëtare me një shumicë të mjaftueshme. Megjithatë aleanca Nouveau Front populaire (NFP – Fronti i ri Popullor) që konkuroi në zgjedhje si aleancë e socialistëve...