Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kosova voton për zgjedhjet lokale, hapen qendrat e votimit
Këtë të diel, më 12 tetor, qytetarët e Kosovës u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit. Këtë herë, 2,025,105 votues brenda territorit të Kosovës pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa 43,993 qytetarë janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë vendit. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë në dispozicion të votuesve deri në orën 19:00. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë, dje, shpërndarjen e materialeve zgjedhore në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa për mbarëvajtjen e procesit do të angazhohen Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave. Sipas KQZ-së,...