Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shqiponjat fluturojnë në Serbi, fitore historike e kuqezinjve. Manaj “hakmerret”, mbajmë gjallë ëndrrën për në Botëror
Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë. Shqipëria mori hak për atë dhunë të paprecedentë 11 vite më parë. Manaj mori hak për atë penallti të humbur. Kuqezinjtë marrin një fitore historike dhe mbajnë gjallë ëndrrën për në Botëror. Sfida e luajtur në tokën serbe solli vetëm festë shqiptare, pavarësisht provokimeve të njëpasnjëshme dhe koreve të turpshme nga ana e tifozëve vendas. Në minutat e para serbët u dukën më kërkues, gjithsesi kuqezinjtë reaguan shumë shpejt duke provuar disa herë me anë të krosimeve të Asllanit. Ishte pikërisht një nga këto të fundit, që në fund të pjesës së parë sollën dhe festën kuqezi. Rey Manaj, sulmuesi që u kritikua për penalltinë e humbur në Tiranë, ishte në kohën e duhur dhe në vendin...