Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Plani i Paqes/ Trump dhe 20 liderë botërorë do të jenë prezent në samitin e Sharm El-Sheikh
Trump dhe 20 liderë të tjerë do të marrin pjesë në samit, konfirmon Presidenca Egjiptiane. Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë pjesë të hënën në një samit për planin e paqes në Gaza, që do të zhvillohet në Sharm El-Sheikh të Egjiptit, ka konfirmuar një zëdhënës i Presidencës Egjiptiane. Sipas tij, më shumë se 20 liderë të tjerë do të jenë gjithashtu pjesë e samitit, i cili do të fokusohet në “një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Gaza”. “Samiti synon t’i japë fund luftës në Rripin e Gazës, të forcojë përpjekjet për paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit. Ai shtoi se takimi zhvillohet pas “vizionit të Trump për arritjen e paqes në rajon dhe përpjekjeve të...