Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Videoja që alarmoi rrjetet, Policia: 15-vjeçari mbante në dorë një lodër, jo armë
Një video e publikuar në rrjete sociale tregonte një të mitur (15 vjeç) brenda territorit të një shkolle duke mbajtur në dorë një objekt që ngjante me armë. Pas publikimit, Policia e Krujës reagoi menjëherë, identifikoi të miturin dhe ushtroi kontroll në banesën e tij, ku rezultoi se objekti në fjalë ishte një lodër dhe jo armë e vërtetë. Policia thekson se vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe falënderon qytetarët e mediat që raportojnë ngjarje të tilla në numrin 112. Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë: Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një i mitur brenda territorit të një shkolle duke mbajtur në dorë një send në dukje armë, ju bëjmë me...