Shqipëria “dështon” me Serbinë: duhej të fitonte me dy gola, fiton me një!

Shqipëria “dështon” me Serbinë: duhej të fitonte me dy gola, fiton me një!

Kombëtarja shqiptare ka përsëritur triumfin kuqezi të Flamurtarit në Beograd në vitet ‘80 përballë Partizanit të Beogradit, ku me një gol në fundin e pjesës së parë ndaj kombëtares serbe, ka marrë një fitore historike në Leskovc, qytetin ku u zgjodh të luhej ndeshja në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026. Ishte Manaj që do të shënonte, po aq mjeshtërisht sa Sokol Kushta që atë kohë. Dhe kujtojmë që ishte Manaj që humbi penalltinë në ndeshjen e parë me serbët në Tiranë, para disa javësh, ku takimi u mbyll 0-0. Kësaj here nuk gaboi, kur një top që i erdhi brenda zone, pikërisht afër pikës së penalltisë, u godit prej tij mjeshtërisht duke përfunduar në rrjetë. Por kjo fitore ngjau e varfër në raport me...