Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Bota është e shkretë sepse mungon ti
Nga Mihallaq Qilleri Ka hënë të plotë sonte dhe ngjan shumë bukur.Thellë natës së Tiranës ndihem ethshëm në vetminë time.Nuk ndjej kurfarë dëshpërimi, sepse nuk të kam humbur, Megjithë largësinë prej teje…Ka hënë të bukur sonte dhe ngjan shumë bukur,Trishtimi i së vërtetës nuk fyhet, nuk zemërohet,Nga ankthi i mosqasjes.Bota është e shkretë sepse mungon tiNdonëse pas shpine lëvrijnë me mijëra sy. Ka hënë të plotë sonte dhe shumë bukur ngjan,Në vetminë time drithëruese ndihem mirë,Ndonëse më mungon ti që të njoha fatmirësisht,Ti që frymë e ndjenjë mbolle tek unë, befasisht.Ka hënë të plotë sonte dhe ngjan shumë bukur,Thellë natës së Tiranës ndjej brishtësinë e trupit tënd,Dëgjoj klithmat e etjes tënde të pafundMbetur shkretëtirave të vetmisë,Të dhimbjes, mungesës, humnerës së dëshirës,Dhe më vjen të qaj..Të...