Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shkrep armën gjatë festimeve pas golit të Rei Manajt ndaj Serbisë, arrestohet tifozi i Kombëtares në..
Policia e Kosovës ka arrestuar një tifoz të Kombëtares shqiptare në Prishtinë. Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se arrestimi i tij erdhi pasi nuk u përmbajt gjatë festimeve pas golit që Rei Manaj i shënoi Serbisë, duke shkrepur armën e zjarrit. A2 CNN ka siguruar edhe pamje të gëzhojave në vendin e ngjarjes. Sheshet në Prishtinë dhe Tiranë janë veshur kuqezi, duke ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, që luhet ditën e sotme në Leskovac. Deri më tani rezultati i ndeshjes është 0-1 në favor të Kombëtares shqiptare, me një super-gol të shënuar nga Rei Manaj. Kujtojmë se super-sfida e sotme mes dy kombëtareve është e vlefshme për eleminatoret e botërorit 2026.