5000 policë nga Beogradi për sigurinë, rikthehet flamuri kuqezi në stadium/ Gjithçka nga atmosfera para ndeshjes Serbi-Shqipëri

5000 policë nga Beogradi për sigurinë, rikthehet flamuri kuqezi në stadium/ Gjithçka nga atmosfera para ndeshjes Serbi-Shqipëri

Shqipëria luan ndeshjen më të rëndësishme të kësaj fushate kualifikuese, ku në Leskovc përballet me Serbinë, një duel direkt për vendin e dytë në Grupin K që të dërgon në “Play Off”-et e Botërorit. Top Channel ju ka shoqëruar këtë të shtunë me ngjarjet më kryesore përpara startit të takimit, nga atmosfera në Leskovc, deri në shoqërimin e ekipit Kombëtar në stadiumin “Duboçiça”, ku do të luhet sfida historike. Për tifozët shqiptarë ka menduar DigitAlb, që do të transmetojë ndeshjen drejtpërsëdrejti nga Serbia duke nisur nga ora 20:45. 20:23 “Gjithçka ose asgjë”/ Ish-mbrojtësi Fakaj paralajmëron Shqipërinë: Vetëm fitorja na mban gjallë Ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ervin Fakaj, e sheh ndeshjen ndaj Serbisë si një sfidë vendimtare për fatin e kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026....