Kishin humbur rrugën në Shebenik, policia ju vjen në ndihmë turistëve zviceranë

Kishin humbur rrugën në Shebenik, policia ju vjen në ndihmë turistëve zviceranë

Policia e Librazhdit ju ka ardhur në ndihmë 2 turistëve nga Zvicra të cilët kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit në Shebenik. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Librazhdit u nisën drejt zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët. Njoftimi: Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut 🏞️, Policia iu erdhi në ndihmë 2 turistëve nga Zvicra. Salla Operative e Komisariatit të Policisë Librazhd mori njoftim se një çift turistësh kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të malit të Shebenikut. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Librazhdit u nisën drejt zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët. Në mbështetje të tyre shkuan edhe punonjës të zonave të mbrojtura. Pas disa orësh kërkime, turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore....