Mesazh nga Palestina/ Krijimtari gjatë bombardimeve, poetja Nima Hasan: Shkatërruan gjithçka

Mesazh nga Palestina/ Krijimtari gjatë bombardimeve, poetja Nima Hasan: Shkatërruan gjithçka

Prej më shumë se dy vitesh, lindja e diellit nuk sjell një ditë të re për banorët e Gazës, që lufta i ka bërë të përjetojnë një vuajtje pa fund. Poetja palestineze Nima Hasan tregon se bombardimet kanë shkatërruar çdo gjë, por nuk kanë shuar ëndrrat e banorëve që jetojnë me frikën e bombardimeve. “Fillova të shkruaj disa vite më parë, po kërkoja një vend për të jetuar, por zbulova se të zhytesh në poezi, është më argëtuese dhe luksoze. Para disa vitesh, shtëpia ime u shkatërrua dhe unë gjendesha brenda me familjen time. Kaluan vite dhe përvoja u përsërit prapë, përvoja e vdekjes dhe e mbijetesës. Shtëpia ime u bombardua dhe unë ndodhesha brenda me fëmijët e mi. Raketa që peshonte 1 ton e...