Vuçiç telefonon pronarin e hotelit ku qëndron ekipi kuqezi, shefi i kuzhinës është nga Prizreni

Vuçiç telefonon pronarin e hotelit ku qëndron ekipi kuqezi, shefi i kuzhinës është nga Prizreni

Shteti serb është përpjekur që të marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sfidës Serbi-Shqipëri, ndërsa tashmë situatën në dorë e ka marrë edhe vetë presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiç. Ai ka marrë përsipër gjithçka, teksa ka telefonuar pronarin e hotelit në Nish, ku është akomoduar kombëtarja kuqezi, për t’u siguruar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.Detajet e bukura nga vendi ku qëndron delegacioni ynë janë prezente, pasi Shefi i kuzhinës i hotelit është kosovar nga Prizreni. Sfida nis në orën 20.45 dhe vlen për kualifikueset e botërorit.