Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Manastirliu takim me banorët në Farkë dhe Selitë: Plan për zhvillimin e infrastrukturës dhe transportit
Kandidatja e PS-së për bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu edhe këtë të shtunë ka vijuar takimet me qytetarët. Edhe pse Gjykata Kushtetuese i ka pezulluar zgjedhjet e 9 nëntorit për bashkinë e Tiranës, fushata po vijon. E shoqëruar nga deputetja Anila Denaj, kanë zhvilluar takime me banorët në Farkë dhe Selitë. Përmes një postimi në Facebook, Manastirliu teksa ka postuar fotot, shkruan se plani është për zhvillimin e infrastrukturës dhe transportit në zonat përreth Tiranës. ”Me banorët e Farkës dhe Selitës diskutuam për projektet zhvillimore dhe potencialin e madh që këto zona kanë në agroturizëm, zhvillim të biznesit familjar dhe një jetë më cilësore pranë natyrës. Kemi një plan për zhvillimin e infrastrukturës dhe transportit në zonat përreth Tiranës, për t’i dhënë një hov të...