Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut, gjenden pas disa orësh turistët nga Zvicra
                            Humbën rrugën gjatë eksplorimit të zonës së Shebenikut, Policia iu erdhi në ndihmë 2 turistëve nga Zvicra. Salla Operative e Komisariatit të Policisë Librazhd mori njoftim se një çift turistësh kishte humbur rrugën gjatë eksplorimit të malit të Shebenikut. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Librazhdit u nisën drejt zonës për të lokalizuar dhe ndihmuar turistët. Në mbështetje të tyre shkuan edhe punonjës të zonave të mbrojtura. Pas disa orësh kërkime, turistët u gjetën në gjendje të mirë shëndetësore.