Shqipëria, një destinacion mikpritës dhe gjithnjë e më tërheqës! 10.2 milionë turistë deri në shtator

Shqipëria, një destinacion mikpritës dhe gjithnjë e më tërheqës! 10.2 milionë turistë deri në shtator

Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të turizmit në vendin tonë dhe angazhimi i përbashkët në promovimin e Shqipërisë si një destinacion mikpritës dhe gjithnjë e më tërheqës, konfirmohet edhe referuar flukseve të turistëve. Sipas shifrave zyrtare të publikuara së fundmi nga Ministria e Turizmit, nga janari deri në fund të shtatorit të këtij viti, Shqipëria ka mirëpritur mbi 10 milionë e 228 mijë vizitorë, duke shënuar një rritje prej +6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Referuar shifrave të mësipërme, muaji gusht shënoi një boom turistësh me 2.38 milionë të huaj, ose +10% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Këto flukse të vizitorëve tregojnë se Shqipëria është shndërruar në një ofertë turistike të turizmit gjithëvjetor, me atraksione të ndryshme,...