Trilli më i fundit i kryeministrit arsyetuar me Kur’an

Trilli më i fundit i kryeministrit arsyetuar me Kur’an

“Parku i Besimit” është trilli më i fundit kryeministror në Shqipëri, ku ai, duke e promovuar, nuk përmendi më trillin tjetër çapraz, atë të “Shtetit Bektashi”, parë me sy konsiprativ edhe për shkak të pafuqisë bindesë për inisitivën e tij krejt pa sens, kundërshtuar fort nga Turqia. Rama citoi sërish Kur’anin në prezantimin e projektit duke shpallur një konkurs ndërkombëtar për atë që do të ndërtohet në Petrelë, një vijëmësi e idesë së harruar të muzeut të bashkëjetesës fetare, promovuar vite më parë në kuadër të prezantimit të xhamisë së madhe në Tiranë. “Në këtë park do të ketë vetëm pemë dhe ujë…“Çdo gjë e gjallë është bërë prej ujit”, thotë Kur’ani. Dhe në fakt të qenit pranë ujit të qetë ringjall shpirtin”, theksoi Rama....