Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
PS vazhdon fushtën në Tiranë, Manastirliu në Selitë dhe Farkë: Do të zhvillojmë infrastrukturën dhe transportin
Ndonëse Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, kandidatja e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu, ka vijuar turin e takimeve me komunitetet e kryeqytetit, duke u ndalur këtë herë në Selitë dhe Farkë. Gjatë bisedave me banorët, ajo nënvizoi rëndësinë e investimeve në infrastrukturë dhe transport, si pjesë e një plani të qartë për t’i dhënë një hov të ri kurorës së gjelbër të Tiranës dhe për të lidhur më mirë periferinë me qytetin. “Kemi një plan konkret për zhvillimin e infrastrukturës dhe transportit në zonat përreth Tiranës, për t’i dhënë një hov të ri agroturizmit në kurorën e gjelbër të kryeqytetit.”, tha Manastirliu. Takimet me banorët e Selitës dhe Farkës janë pjesë e një kalendari më të...