Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ndërtoi pallat pa leje në pronë publike, bie nëvpranga biznesmeni i njohur Sino Llanaj
Biznesmeni Sino Llanaj është ndaluar nga policia pasi mësohet se ka ndërtuar pallat në pronë publike. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 6 ndaluan shtetasin S. Ll., 50 vjeç, pasi është konstatuar se në objektin e tij (pallat në ndërtim), në Yzberisht, ka kryer punime ndërtimi pa leje, në hapësirën e përbashkët të pallatit”, njoftoi policia. IKMT ka bllokuar 4 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi pa leje, ndërsa ka nisur procedura për shembjen e objektit. Pallati, i ndërtuar nga biznesmeni Sino Llanaj, raportohet se ishte në shkelje flagrante të rregullave të ndërtimit. Kujtojmë që sipërmarrësi u arrestua më 12 janar 2024 për armëmbajtje pa leje në autostradën Fier-Vlorë. Gjithashtu, tek pallati i tij te ish-parku 120 familje s’janë futur në banesa prej konfliktit...