Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shkelje masive në vendet e punës, inspektoratet zbulojnë mbi 500 raste abuzimesh në shtator
Inspektoratet shtetërore kanë vijuar kontrollet në terren edhe gjatë muajit shtator, me qëllim garantimin e kushteve të sigurta dhe të ligjshme në vendet e punës. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë shtatorit janë inspektuar 704 subjekte në të gjithë vendin, ndërsa janë kontrolluar plot 15 mijë e 552 vende pune. Inspektimet janë zhvilluar në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, nga bizneset e vogla deri te kompanitë më të mëdha, duke u përqendruar te siguria, higjiena dhe respektimi i të drejtave të punëmarrësve. Nga këto kontrolle janë konstatuar 543 shkelje, për të cilat janë marrë masa administrative sipas parashikimeve ligjore. Shkeljet kanë të bëjnë kryesisht me mungesën e kushteve të duhura të sigurisë në punë, mosrespektimin e detyrimeve ligjore nga punëdhënësit apo parregullsi në dokumentacion. Përveç inspektimeve...