Rekord historik! Shqiptarët braktisin paranë fizike, 1 milion transaksione nga celulari vetëm në një muaj

Rekord historik! Shqiptarët braktisin paranë fizike, 1 milion transaksione nga celulari vetëm në një muaj

Nga paraja fizike tek ajo digjitale, shqiptarët po zgjedhin të kryejnë më shumë veprime bankare përmes telefonit. Sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë, numri i transaksioneve ka pësuar një rritje rekord në korrik, duke kapur për herë të parë shifrën prej 1 milion. Në 7 muaj të këtij viti janë kryer 21% më shumë transaksione se në janar-korrik të vitit të kaluar. Nga ana tjetër, ka pasur një rënie të lehtë me 0.3% të shumës së pagesave apo transfertave të realizuara me home banking. Kjo nënkupton se janë kryer një numër më i madh pagesash apo transfertash përmes internetit, por në shuma më të vogla gjatë muajit korrik. Megjithatë, nëse bëjmë një krahasim të këtij shtatëmujori me atë të vitit të...