Dosja CEZ-DIA/ Kushtetuesja rrëzon Kastriot Ismailajn, kërkoi shfuqizim të dënimit me 11 vite burg

Dosja CEZ-DIA/ Kushtetuesja rrëzon Kastriot Ismailajn, kërkoi shfuqizim të dënimit me 11 vite burg

Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e biznesmenit Kastriot Ismailaj, ish-administrator i kompanisë DIA, i dënuar në vitin 2017 nga Gjykata e Tiranës me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, në lidhje me marrëveshjen CEZ–DIA.  Në ankim, Ismailaj kërkonte shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Tiranës, Apelit dhe Gjykatës së Lartë, që e lanë në fuqi dënimin e tij, si dhe rrëzimin e konfiskimit të shumave të sekuestruara  rreth 4.2 milionë dollarë, 450 mijë euro dhe 12 milionë lekë.  Çështja në Gjykatën Kushtetuese u shqyrtua vetëm mbi bazë dokumentesh dhe në 9 tetor është vendosur rrëzimi i saj. Ismailaj u akuzua për përvetësimin e gati 5 milionë eurove gjatë kontratës me CEZ për mbledhjen e borxheve të energjisë. Në shtator 2023 ai përfundoi dënimin dhe u lirua nga burgu.