Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nesër zgjedhjet lokale në Kosovë, mbi 2 mln qytetarë pritet të votojnë për kryetarët e rinj të 38 komunave
Të dielën, 12 tetor, qytetarët e Kosovës do t’i drejtohen për të dytën herë brenda këtij viti kutive të votimit. Kësaj here, 2 025 105 votues do të votojnë për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit. Numri i qytetarëve që janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë Kosovës është 43,993 votues. Të gjitha qendrat e votimeve do të hapen nesër në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00. KQZ ka nisur sot edhe shpërndarjen e materialeve zgjedhore në Qendrat Komunale të Numërimit. Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do angazhohen institucionet si Policia, Prokuroria e Shtetit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave. Numri i subjekteve...