Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tirana pa ujë/ Furnizimi me orar dhe era klor, kryeqytetasit gjejnë zgjidhje tek depozitat e bidonat
Ndërsa qeveria premton reforma dhe 24 orë furnizim, qytetarët numërojnë orët pa ujë nëpër rubineta dhe shpenzimet për blerjen e bidonëve në markete. Midis premtimeve elektorale dhe faturave të dyfishta, kriza e ujit mbetet pa zgjidhje. Natasha Muçi, 69 vjeçe, u gjend ligsht natën e 3 shtatorit. Me të shoqin që lëngon nga sëmundja në shtrat dhe temperaturat ende të larta në Tiranë, Natashës i duhej ujë në shtëpi, por ujë nuk kishte. Në shtëpinë e familjes Muçi, ngjitur me Ministrinë e Jashtme në Tiranë, rubineti nuk pikonte gjatë gjithë ditës. Gruaja ankohet se uji mungonte tërësisht prej ditësh, por edhe kur kishte, furnizimi është me orar. “Furnizohemi me ujë nga ora 6:00 deri në 8:00 të mëngjesit; në orën 13:00 vjen vetëm për një...