‘Sot në Kombinat, nesër te dera juaj’, Tabaku ‘shpërthen’ pas shembjes së biznesit me leje: Abuzim klientelist

‘Sot në Kombinat, nesër te dera juaj’, Tabaku ‘shpërthen’ pas shembjes së biznesit me leje: Abuzim klientelist

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar pas shembjes së një biznesi në zonën e Kombinatit, pronari i të cilit kishte dokumentacion të rregullt ligjor, me leje dhe hipotekë. Tabaku u shpreh nga vendngjarja se ky është një tjetër rast i shëmtuar i abuzimit të pushtetit, ku shteti sillet si agjenci imobiliare që rrënon pronat e qytetarëve për interesa klienteliste. “Bashkë me Oneldën jemi në Kombinat, përballë rrënojave të një biznesi që shteti iu sul dhe e shkatërroi brenda ditës, megjithëse ishte në tokën dhe në biznesin e tij të ligjshëm, që paguante taksa ndaj këtij shteti,” u shpreh Tabaku në videon e publikuar në rrjetet sociale. Sipas saj, kjo ngjarje është një shëmbëlltyrë e mënyrës se si qeverisja socialiste ka uzurpuar pronat dhe...