Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
BE nuk e ka harruar Ballkanin Perendimor
Për afrimin në BE të gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor, Procesi i Berlinit mbështet reformat e nevojshme në këto vende. Megjithatë disa nga vendet ndihen të lënë pas dore. Belfasti si simbol i pajtimit Eshtë një ditë e vrenjtur vjeshte në Belfast, thënë më saktë në kështjellën Hillsborough. Kjo rezidencë princash në stilin gjeorgjian nga shekulli i 18-të është rezidenca zyrtare e mbretit britanik në Irlandën e Veriut dhe selia e sekretarit të shtetit për Irlandën e Veriut. Ky vend bart histori: Këtu janë zhvilluar bisedimet që në vitin 1998 më në fund u kurorëzuan me Marrëveshjen e së Premtes së Pashkës, që i dha fund konfliktit të përgjakshëm prej dekadash në Irlandën e Veriut ndërmjet protestantëve dhe katolikëve. Ky vend, sipas idesë së vendit...