Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ndërtohet në Petrelë Parku i Besimit. 12 kompani ndërkombëtare paraqesin projektet e tyre
Është zhvilluar finalja e garës ndërkombëtare për ndërtimin e Parkut të Besimit në Petrelë. 12 finalistë nga Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Danimarka, Gjermania, Spanja, Meksika, Belgjika, Holanda, Italia, kanë prezantuar propozimet e tyre për parkun e ri unikal të Tiranës, ku besimet do të shihen e shijohen përmes pemëve, frutave e luleve të përmendura në shkrimet e shenjta. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili në fjalën e tij u shpreh se Parku i Besimit nuk është një simbol i fesë, por një faltore adhurimi. “Prej shumë kohësh flas e pres me padurim që kjo nismë të gjejë hapësirë e të nisë të gjallojë. Së shpejti, do kemi mundësi ta çelim këtë hapësirë, për një qëllim krejt të ndryshëm, për...