Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit
Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës së Botës 2026. Të shtunën në mbrëmje, 11 tetor, ora 20:45 në stadiumin “Duboçica” të Leskovacit, Shqipëria përballet me Serbinë në një ndeshje vendimtare për fatin e Grupit K dhe për ëndrrën e madhe të “Play Off”-it. Ndeshja do të transmetohet ekskluzivisht dhe falas në ekranin e televizionit Klan. Skuadra e Sylvinhos u nis të premten nga aeroporti i Rinasit dhe ka zhvilluar përgatitjet e fundit në Serbi, ku trajneri ka punuar intensivisht për të përcaktuar formacionin ideal, pavarësisht disa dilemave në repartin ofensiv. Shqipëria vjen pas një forme solide: pesë ndeshje pa humbje, tri fitore dhe dy barazime, përfshirë suksesin ndaj Letonisë. Një fitore në Leskovac do të ishte e treta radhazi, një arritje që nuk është regjistruar që...