Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri Juxhin Drazhi, anëtar i grupit të Pojës
Juxhin Drazhi, i konsideruar si një nga anëtarët e grupit kriminal të Pojës, është ekstraduar sot nga Spanja në Shqipëri. Ai ishte arrestuar pak muaj më parë në një vilë luksoze në Spanjë, pas një operacioni ndërkombëtar në bashkëpunim me autoritetet shqiptare. Sipas burimeve zyrtare, ekstradimi i tij është kryer për llogari të Prokurorisë së Posaçme SPAK, e cila ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”. Drazhi akuzohet për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, si pjesë e hetimeve të zgjeruara ndaj rrjetit të Pojës, një ndër grupet më të njohura për aktivitetet e paligjshme në vend.