Bankat “fshinë” 870 mln € kredi të humbura në 10 vite, BSH: Në gusht huatë me probleme në nivelin më të lartë të vitit

Bankat “fshinë” 870 mln € kredi të humbura në 10 vite, BSH: Në gusht huatë me probleme në nivelin më të lartë të vitit

Këstet e kredive nuk po paguhen në kohë, kryesisht nga qytetarët por edhe nga bizneset. Shifrat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit gusht niveli i kredive me probleme u rrit, në shifrën më të lartë të vitit. 4.19% e totalit të kredisë së dhënë nga bankat tregtare klasifikohet ‘me probleme’ pasi nuk po shlyhen në kohë, ndërsa në fillim të kjo shifër ishte 4.12%. Ndërsa në raport me vjet, edhe pse si përqindje numri kredish, ato me probleme janë në rënie, e përkthyer në vlerë paraqitet në rritje. Huaja e keqe në fund të gushtit ishte 377 milionë euro nga 374 milionë euro që ishte vlera në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Shkak për rritjen e kredisë së keqe...