Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ekstradohet nga Spanja ‘ushtari’ i ‘Visit të Pojës’, personi i fundit që takoi Miklovan Danajn
Juxhin Drazhi TIRANË-Juxhin Drazhi, i njohur si pjesë e grupit kriminal të Elvis Doçit, alias “Visi i Pojës” është ekstraduar nga Spanja, pasi ishte shpallur në kërkim për trafikimin e lëndë narkotike në Norvegji dhe Belgjikë. Drazhi u vendos në pranga nga autoritetet spanjolle në Malaga më 8 gusht ku fshihej në një vilë luksoze dhe siguronte gjithçka përmes bashkëpunëtorëve. Gjatë arrestimit, Drazhi tentoi t’i shpëtonte arrestimit duke u larguar me vrap përmes shpatit të malit, por u neutralizua nga forcat e rendit. Pasi e vendosën në pranga, gjatë kontrollit, Policia spanjolle gjeti dokumente të falsifikuara, sende luksoze, përfshirë një orë me vlerë të madhe, si dhe një armë zjarri me dy karikatorë, trembëdhjetë fishekë dhe një silenciator, të fshehura në zonën ku ai kishte tentuar të arratisej....