Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Valët zanore që shkatërrojnë tumoret, mënyra që po revolucionarizon mjekësinë
E lindur pothuajse rastësisht në laboratorët e Universitetit të Miçiganit, teknika e histotripsisë, e cila përdor valë zanore me frekuencë të lartë për të shkatërruar tumoret, po ndryshon mënyrën se si mjekësia i qaset kancerit, shkruan ilmessaggero.it. Kjo metodë u zbulua nga Zhen Xu, atëherë një studente doktorature në inxhinieri biomjekësore, në fillim të viteve 2000. Ndërsa eksperimentonte me një metodë për të eliminuar indet e sëmura pa ndërhyrje kirurgjikale, Xu rriti frekuencën e ultrazërit për të zvogëluar zhurmën që shqetësonte kolegët e saj të laboratorit. Megjithatë, ky rregullim i thjeshtë e bëri trajtimin tepër më efektiv, pasi brenda një minute, një vrimë ishte formuar në indin e zemrës së një derri. “Mendova se po ëndërroja”, tha Xu, tani profesoreshë në Universitetin e Miçiganit. Nga...