Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shtëpia e Bardhë shpërthen ndaj Komitetit Nobel pasi çmimi pë Paqen iu dha María Corina Machado : Zgjodhët politikën, jo paqen
Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Komitetin e Çmimit Nobel për vendosjen e politikës mbi paqen, pasi Çmimi Nobel për Paqen iu dha aktivistes pro-demokracisë nga Venezuela, María Corina Machado, dhe jo Presidentit amerikan Donald Trump. Këtë të premte, u njoftua se Machado do të nderohej për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin venezuelian. “Komiteti i Nobelit vërtetoi se ata e vënë politikën mbi paqen”, deklaroi drejtori i komunikimit të Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung. Në një postim në X, Cheung shtoi se: “Presidenti Trump do të vazhdojë të bëjë marrëveshje paqeje, t’i japë fund luftërave dhe të shpëtojë jetë. Ai ka zemrën e një humanisti dhe nuk ka askënd si ai që mund të lëvizë malet me forcën...