Takimi i kometave në qiell, si të sodisni spektaklin e tetorit

Takimi i kometave në qiell, si të sodisni spektaklin e tetorit

Dy kometa të zbuluara së fundmi do të përshkojnë qiellin duke ofruar spektakël gjatë këtij muaji. Trupat qiellorë përbëhen nga akulli, gazra të ngrirë dhe shkëmbinj dhe kur kalojnë pranë yjeve si Dielli, nxehtësia bën që të çlirojnë gaze dhe pluhur që krijon bishtin e tyre. Kometa C/2025 A6 Lemmon u vu re nga shkencëtarët më 3 janar, kurse C/2025 R2 SWAN është pikasur për herë të parë më 10 shtator, raporton CNN. Për ata që shijojnë peizazhet e qiellit, është një moment fantastik për të parë kometat me dylbi ose teleskop sepse të dyja kanë orbita të gjata, ovale dhe do të jenë pranë Tokës për pak kohë. SWAN nuk do të rishfaqet edhe për 650-700 vjet, kurse Lemmon do të zhduket për 1300 vjet...