Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Maria Corina Machado: Çmimin Nobel për Paqe ja dedikoj popullit të Venezuelës dhe Trump
Në një postim në rrjetet sociale, udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, komentoi mbi çmimin e saj Nobel për Paqen, duke theksuar se çmimi është “njohje e luftës së të gjithë venezuelianëve” dhe bëri thirrje për unitet për të përmbushur qëllimin e “pushtimit të lirisë”. Machado, në mesazhin e saj, theksoi se ky nderim ndërkombëtar nuk ka të bëjë vetëm me të, por me të gjithë popullin venezuelian i cili, siç tha ajo, “ka luftuar prej vitesh për liri dhe demokraci”. “Kjo njohje e luftës së të gjithë venezuelianëve është një nxitje për të përfunduar misionin tonë, për Lirinë”, shkroi Machado, duke shprehur optimizëm se vendi është “në prag të fitores”. Në të njëjtën kohë, ajo iu referua aleatëve të Venezuelës në skenën ndërkombëtare,...