Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Danimarka forcon mbrojtjen, blen 16 avionë të rinj pas incidentit me dronin misterioz
                            Danimarka do të blejë 16 avionë të rinj luftarakë amerikanë për të forcuar sistemin e saj të mbrojtjes, njoftoi ministri i Mbrojtjes, dy javë pas ndërhyrjes së një droni të panjohur në hapësirën ajrore të vendit. “Ne kemi arritur një marrëveshje politike për të blerë 16 avionë luftarakë shtesë F-35, në mënyrë që të kemi më shumë avionë operacionalë në të ardhmen”, deklaroi ministri i Mbrojtjes, Trollis Lund Poulsen, gjatë një konference për shtyp. Kjo blerje, e cila do ta çojë flotën daneze në gjithsej 43 avionë F-35, kap vlerën e rreth 3.88 miliardë eurove. “Me blerjen e mëtejshme të avionëve F-35, aftësia jonë luftarake përmirësohet ndjeshëm, gjë që do të kontribuojë drejtpërdrejt në parandalimin dhe mbrojtjen kolektive të NATO-s”, u shpreh Shefi i Shtabit...