Binaj u distancua nga mbështetja e Berishës, ironizon Sula: Po thotë dua grua, por s’dua të më shohin në pazar me të

Binaj u distancua nga mbështetja e Berishës, ironizon Sula: Po thotë dua grua, por s’dua të më shohin në pazar me të

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula komentoi me ironi deklaratën e Florjan Binajt në një emision televiziv, ku ky i fundit njoftoi kandidimin e tij për Bashkinë e Tiranës. Sula tha se Binaj është kandidat i pavarur, i mbështetur nga spektri opozitar, por nuk do të bashkëpunojë me Berishën gjatë fushatës. Ai shtoi se: “Çudirat në këtë vend për opozitën nuk kanë fund. As Partia Demokratike, as opozita ende nuk e ka prekur fundin.” Ish-deputeti bëri edhe një paralelizëm me një histori të thjeshtë nga Gramshi për të ilustruar situatën politike: dy barinj, ku njëri bie në greminë dhe tjetri pyet: “U vrave?”, duke theksuar se opozita vazhdon të bjerë, pa shpresë për një rikthim të shpejtë. Ai gjithashtu kritikoi strategjinë e Binajt dhe të tjerëve në...